Yjet e Arsenalit përdorin substanca të ndaluara, mes tyre edhe një shqiptar (VIDEO)

Mediat angleze kanë raportuar sot për një skandal që ka ndodhur te skuadra londineze e Arsenalit.

“The Sun” ka publikuar një video e cila i përket muajit gusht, e ku shfaqen lojtarët Shkodran Mustafi, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Mattéo Guendouzi, Sead Kolasinac dhe Mesut Özil, duke u dëfryer në një klub në Londër.

Në video shihen këta futbollistë të cilët përdorin “hippy crack”, ‘helium’, i cili është i ndaluar rreptësisht në Angli. Këto pamje sigurisht që nuk do t’u pëlqejnë aspak drejtuesve të Arsenalit, që shumë shpejt pritet t’u paraqesin gjobat përkatëse lojtarëve të tyre.