Vasili: Rama i do të gjithë gdhë si vetja, ka alergji nga shkenca

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama si dhe ministren Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në “Facebook” Vasili tha se Rama i do të gjithë “gdhë si vetja”, ndërsa shtoi se Nikolla është me “mesatare 5.9”.

REAGIMI I VASILIT
Kryeministër i mbaruar, i do te gjithe gdhë si vetja.

Ministrja e arsimit me mesatare 5.9.

Me këtë kryeministër shkollëpak, që kemi edhe 2.9 po ta kishte shumë do ishte,bile edhe pa diplomë fare do ishte akoma më mirë.
Ky i do të gjithë gdhë si vetja, se ky ka alergji nga shkenca, kërkimi shkencor, universiteti,
akakademizmi, ky do thjesht vetem një gje: rruajtje lekesh, eurosh,
dollaresh….. ç’te jene e ç’te dalë.