United kërkon me çdo kusht Pochettinon, bën gati 45 milionë euro

Manchester United kërkon me çdo kusht Mauricio Pochettino në pankinë për sezonin e ardhshëm. Një fitore në 5 ndeshjet e fundit në Premier League ka rindezur zërat për një largim të mundshëm të Jose Murinhos, pasi diferenca me United ka shkuar në 18 pikë.

Për të transferuar Pochettinon do të duhen 40 milionë stërlina. Mourinho ka një kontratë deri në vitin 2020 me United, por rezultatet nuk kanë kënaqur aspak drejtuesit.

Trajneri i Tottenhamit ndërkohë sapo ka rinovuar kontratën me “Spursat”, teksa përfiton 8 milionë sterlina në sezon. Kjo nuk është hera e parë që United kërkon strategun argjentinas, pasi në vitin 2016 refuzoi që të ulej në vendin e Van Gaal në “Old Trafford”. /Koha Jone/