“Tymi i bardhë” për Alex Sandron, Juve e blindon deri në vitin 2023

Alex Sandro është një nga pikat më të forta të mbrojtjes së Juventusit. Pas bisedimeve shumë të gjata për rinovimin e kontratës, mbrojtësi brazilian ka arritur akordin me drejtorin sportiv, Paratici, për të firmosur deri në vitin 2023, tre sezone më shumë se kontrata aktuale.

27-vjeçari do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, duke u dhënë fund edhe zërave rreth tij, ku klubet më të mira të Europës ishin vënë në radhë për shërbimet e tij. Për rinovimin e kontratës pritet vetëm zyrtarizimi që do të jetë një formalitet, por për efekt bilanci mund të konkretizohet në ditët e para të janarit.

Një tjetër mbrojtës i cili po përgatet për të rinovuar është edhe Rugani me një kontratë të re deri në vitin 2023, ku do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon.