Tsipras takim me Putin për “shkrirjen” e marrëdhënieve Greqi-Rusi

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras po zhvillon një vizitë në Rusi, ku pritet të takohet edhe me Presidentin Vladimir Putin dhe homologun Dimitri Medvedev

Mediat në Greqi raportojnë se në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet greko-ruse, çështja e emrit të Maqedonisë si dhe marrëdhëniet e acaruara Rusi-Qipro.

Athina dëshiron t’i japë një pamje të re dhe një përmirësim të marrëdhënieve greko-ruse.

Kryeministri grek Tsipras në takim me Putin do të kërkojë pikërisht një rigjallërim të marrëdhënieve Athinë-Moskë.