Studentët refuzojnë Ramën: Nuk ka negociata!

Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama. Pas deklaratës së kreut të qeverisë së priste një takim me përfaqësuesit e studentëve, të rinjtë i kanë kërkuar që Edi Rama të shkoj t’i takojë ata në protestë, në sheshin para ministrisë se arsimit.

Studentët deklaruan se nuk kanë çfarë negociojnë me qeverinë për kërkesat e tyre. Disa prej drejtuesve të studentëve deklaruan: “Edi Rama të vij këtu. Ne i kemi bërë publike përkresat tona, të vij këtu dhe të na i thotë nëse i plotëson ose jo. Nuk kemi çfarë negociojmë më”.

Sot në një video në Facebook nga zyra e tij në Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve që të vinin ta takonin. Rama tha se priste një përfaqësi të tyre, pa politikanë dhe pa pedagogë, duke nënkuptuar se protesta e tyre po përdorej politikisht.

Gjithsesi qëndrimi i Edi Ramës për negociata është një ndryshim nga arroganca e treguar disa ditë më parë. Kur nisën protesta e studentëve, Edi Rama deklaroi se nuk i përkrahte ata. Sipas tij, “buxheti i shtetit nuk mund të përdoret për të paguar ngelësat”.

Sot ai kërkoi negociata, por studentët e refuzuan hapur duke i kërkuar që ai të zbatojë kërkesat e tyre dhe të shkojë t’i takojë në shesh.

Por kryeministri ka frikë nga vajtja mes tyre, pasi mund ta godasin me vezë.

Video/Kërkesa e Edi Ramës për studentët

Lexoni edhe…

Video/Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit