Skandali te Unaza/ “Nga Arta Marku te Rama, mos i gënjejë mendja se do e kalojnë, janë amerikanët në mes”

ARRSH ka pezulluar ndërtimin e lotit të parë tek Unaza e Re pas publikimit të skandalit lidhur me një prej kompanive e cila përmes falsifikimit të dokumentave ka fituar lotin e parë të ndërtimit të segmentit të Unazës së Re me vlerë 18 milion euro.

Ndërkaq, deputeti i PD Edi Paloka thotë se nga Arta Marku, deri te Edi Rama, duhet ta marrin seriozisht këtë skandal se janë edhe amerikanët në mes.

“Si i kishte thënë drejtori i ARRSH gazetarit kur kishte kërkuar informacion për firmën fantazëm që ka marrë 20 mil euro; “mos u merr me këtë punë se janë amerikanët në mes…”

Tani të gjithë këta , nga Arta Marku tek Edvin Rama e dijnë mirë se duhet ta marrin seriozisht e mos i gënjejë mendja se do e kalojnë me pelivanlliqe dhe këtë skandal SE JANË DHE AMERIKANËT NË MES…”, shkruan Paloka.

Kujotjmë se Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaëare, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998, por sipas denoncimit kompania ka falsifikuar datën, bilancet, madje dhe firmën e zyrtarit të lartë amerikan, pasi është themeluar vetëm 2 muaj para se të shpallej fituese e tenderit 18 milionë euro te ‘Unaza e Re’.