Shteti që po dhuron shtëpi falas nëse shkoni për të jetuar atje

Japonia ka patur gjithmonë probleme me pronat: Ka më shumë shtëpi se sa njerëz për të jetuar në to.

Në 2013 numëroheshin 61 milion shtëpi dhe 52 milion familje. Dhe situata pritet të përkeqësohet.

Duke qenë se të rinjtë largohen nga zonat rurale për të gjetur punë në qytetet e urbanizuara, qytezat dhe fshatrat  janë kthyer në vende “fantazëm” ose siç njihen në kulturën popullore të Japonisë “akiya”.

Parashikohet që në 2040 afërsisht 900 qytete dhe fshatra përgjatë Japonisë nuk do të ekzistojnë më, dhe Okutama është njëri prej tyre.

Në këtë fshat dhënia e shtëpive është një strategji mbijetese, prandaj kush shkon të jetojë atje i sigurohet dhe një shtëpi.