Rama asnjë reagim, komentuesit e “bombardojnë” në Facebook: Të ka ardhur fundi

Ndërkohë që studentët vazhdojnë të protestojnë për të 3 ditën, nga kryeministri Rama nuk ka asnjë reagim.

Facebook apo tëitteri i kryeministrit nuk ka asnjë reagim. Por ndjekësit e tij në rrjetet sociale i kujtojnë atij, se do të jenë këta studentë që do ta rrëzojnë nga qeveria.

“Avash avash po të vjen fundi dhe ty dhe do të vijë nga ata ngelës që për çudi janë kaq shumë dhe që i kërkon Gjermania. Do i thyesh turinjtë kur të biesh po shumë keq. Mallkuar qofshit ti dhe soj jotë që e masakruat këtë vend”,i shkruan një komentuese kryeministrit Rama.

“Studentët do të largojnë, ty të ka ardhur fundi“, i shkruan një tjetër komentuese kryeministrit Rama.