Pezullimi i punimeve në Unazën e re, Shehaj: Veprimi i ARRSH manovër, Prokuroria të hetojë

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vendimin e ARRSH për pezullimin e  ndërtimit të lotit të parë të Unazës së Madhe. Shehaj e konsideron vendimin një manovër të ARRSH ndërsa kërkon nga prokuroria të nisë menjëherë hetimet.

“Vendimi i sotëm i ARRSH-së është një manovër mashtruese për të shpëtuar hajdutët. Drejtori i ARRSH-së dhe i gjithë stafi drejtues duhet të pezullohen menjëherë nga detyra dhe të merren nën hetim menjëherë nga prokuroria.

Të gjitha dokumentat e tenderit dhe të projektit duhet të sekuestrohen menjëherë që të mos manipulohen dhe tjetërsohen. Këto janë veprimet më minimale.

Hetimi duhet të përfshijë edhe kompanitë Edi Rama Invest dhe Erion Veliajn Invest që janë autorët dhe përfituesit e kësaj megavjedhjeje.” -shkruan Shehaj.