Ngrihet alarmi i kuq në Kinë, i ftohti ekstrem pushton vendin

Dimri ka hyrë vrullshëm në Kinë, ndërsa autoritetet kineze kanë ngritur alarmin e kuq.

Situata më kaotike paraqitet në  qytetin kinez të Mohe në veri të vendit, i cili është pushtuar prej kohësh nga mjegulla, pasi temperaturat u ulën ndjeshëm me më shumë se -43.5 C që prej 6 dhjetorit, shkruajnë mediat kineze.

Autoritetet zyrtare të Mohes njoftuan uljen e temperaturave nën minus 41.1 gradë Celsiustë të martën, minus 42.1 gradë celsius të mërkurën dhe minus 43.5 të enjten, njoftoi South China Morning Post.

Një front i ftohtë iu afrua qytetit të veriut të hënën, duke shkaktuar ulje të ndjeshme të temperaturave  nga 12 deri në 20 gradë Celsius.  Pas këtij njoftimi autoritetet hodhën alarmin e parë të kuq në qytet për mot të ftohtë.

Për shkak të mjegullës dukshmëria u zvogëlua në më pak se 100 metra, por kushtet armiqësore nuk i dëmtuan shpirtrat e disa turistëve të guximshëm, të cilët  ‘i mbijetuan’ fenomenit duke e parë nga jashtë.

Mjegullat e akullit ndodhin vetëm në rajonet më të ftohta të botës, pasi pikat e ujit të cilat gjenden në gjendje të pezullt në ajër mund të mbeten në formë të lëngshme deri në temperatura deri në 40 gradë Celsius.