“Narcos” në Tiranë, kështu u vizatuan mbrëmë muret e kryeqytetit

Muret e Tiranës janë mbushur me grafitë gjatë mbrëmjes së djeshme ku kryeministri Rama dhe ministra të tjerë janë paraqitur si personazhet e serialit “Narcos”, i cili bazohet mbi historinë e Escobarit.

Grafitet janë bërë nga grupimi “Çeta”, i njohur edhe më parë për veprimtari të tilla në kryeqytet.

Me artin e saj, Çeta ka denoncuar vazhdimisht disa nga ngjarjet më të rënda që kanë prekur opinionin publik, si lufta e Bashkisë Tiranë ndaj shitësve ambulantë, largimin e komunitetit rom nga banesat e tyre apo hedhjen e salcës së domates mbi ministren Nikolla si shenjë proteste kundër reformës në arsim.

Për shembull në 2016-ën, grupi i artistëve dhe aktivistëve, vizatuan kudo në Tiranë- në dyert e Bashkisë, në instalacionin Reja, në parkun e lojërave tek Liqeni Artificial apo dhe në mure e kabina elektrike.