”Mbrëmë s’fjetur gjumë”, qytetarët jehonë protestës: Studentët të mos tërhiqen

Protesta madhështore e studentëve në mbarë vendit, e dyta pas Dhjetorit të 1999, është mbështetur në masë nga qytetarët. Edhe në emisionin e mëngjesit në News24 ”Koha për t’u zgjuar” të gazetarit Bashkim Hoxha, qytetarët kanë përshëndetur protestën e studentëve dhe iu kanë bërë thirrje të mos tërhiqen. Përveç mbështetjes, ka nga ata që mendojnë se kryeministri po luan një lojë.

Telefonuesi 1: Më çudit qëndrimi i kryeministrit. Ai kur ndjen frikën tërhiqet si lepur. Po luan shumë bukur.

Bashkim Hoxha: Tërheqja është një gjë për t’u vlerësuar.

Telefonuesi 1: Ai po luan lojë. Ai ka frikë të tmerrshme. Studentëve iu them larg politikës dhe të vazhdojnë protestën në mënyrë perfekte, janë përfaqësues të gjitha shtresave. 40 mln euro duan studentët që të mos paguajnë asnjë tarifë, e bëjnë falas shkollën. Mos u inkriminoni, mos bëni lojë politike por vazhdoni. Mbase do bëhet ky vend. Unë nuk jam spektator por nuk kam fuqi.

Telefonues 2: Studentët protestojnë për të drejtat e tyre po të drejtat e minatorëve. Minatorët janë në pikë të hallit.

Telefonuese 3: O Bashkim mbrëmë kam fjetur gjumë. Bravo i qoftë rinisë, të rrojë sa malet rinia shqiptare. Iu ka vajtur njerëzve në kockë, po vdesin për bukë. Po merr popullin në qafë. Nuk ka lënë njeri pa i marrë shtëpinë. Shajnë Berisha, Berisha, po kur ishte Berisha hanim bukë, tani nuk kemi as bukë për të ngrënë. Po zihen në kazanët e plehrave. Bravo i qoftë rinisë dhe aty të qëndrojnë, mos të lëvizin. Nuk kisha parë kurrë si kjo qeveri.

Telefonues 4: Është protesta më e pastër që mund të ekzistojë. Le të çohet i gjithë populli se i bashkojnë hallet. Gabimi jonë është se presim 4 vjet. Nuk duhet me i duru 4 vjet por kur ta prish qejfin qeveria. Ky popull duhet me u bashku se nuk ka derman tjetër. T’i bashkojmë hallet aty në shesh.

Telefonues 5: Jam shumë i entuziazmuar që studentët pas 28 vitesh i  dhanë një mësim të madh kësaj klase politike të komunistizuar, të korruptuar. Jo vetëm që e mbështes dhe e përkrah po do jem pjesëmarrës bashkë me bashkëvuajtësit e mi në mbështetje. Ka ardhur koha që kjo klasë e korruptuar nga të gjitha anët të tërhiqet. Për një politikë demokratike europiane. Për liri, për drejtësi kanë nevojë shqiptarët jo për një klasë politike të korruptuar, me pasuri marramendëse, për një klasë politike që flet gjithë ditën kundër korrupsionit por vetë është e korruptuar. Faleminderit studentë, që i dhatë një mësim shqiptarëve. Faleminderit.