I burgosuri zgjedh karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës

Një i burgosur në Tennessee ka zgjedhur të vdesë në karrigen elektrike në vend të injeksionit vdekjeprurës.

David Earl Miller, i dënuar me vdekje, u ekzekutua në karrigen elektrike pas debateve se injektimi do t’i shkaktonte më shumë vuajtje.

Ai ishte i fundit mes një numri në rritje të burgosurish që u përpoqën të shmangnin injektimin vdekjeprurës pas disa ekzekutimeve të dështuara.

Gjithashtu një i dënuar tjetër nga Tennessee, Edmund Zagorski, vdiq në karrige elektrike muajin e kaluar.

Injeksioni vdekjeprurës është metoda kryesore e ekzekutimit në shtet.

Sidoqoftë të burgosurit kanë të drejtë që të zgjedhin mbi mënyrën e vdekjes.

Para ekzekutimit të Zagorskit, karriga elektrike nuk ishte përdorur që nga viti 2013.

Milleri u shpall i vdekur të enjten në orën lokale 19:25 në Institutin Maksimal të Sigurisë në Riverbend në Nashville.

Ai u deklarua fajtor për vrasjen e një 23-vjeçareje me probleme mendore në vitin 1981.

Në gjykatë, Miller dhe Zagorski kujtuan ekzekutimin e Billy Ray Irick, që u kthye në ngjyrë vjollcë dhe iu deshën 20 minuta kohë për të vdekur, raportoi AP.