Deputeti: Mashtrimi i qeverisë me investimet në Qytetin Studenti

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, përmes një postimi në facebook, shkruan se investimi i qeverisë tek konviktet në Qytetin Studenti, është një mashtrim. Sipas tij, kjo marrëveshje me qeverinë gjermane, është e firmosur në vitin 2006.

MASHTRIMI I RRADHËS I RAMËS

Rama ka nxjerrë me 3D, për të sfiduar studentët, një gjoja investim të qeverisë së tij me shumën 18.8 milion euro. Mashtruesi mitoman nuk ndalet! E VERTETA e investimit ka të bëjë me një marrëveshje grant e dhënë nga qeveria gjermane, e vitit 2006

Shuma e dhënë në 2017 është rreth 2 milion euro që i bashkohet shumës 4.5 milion euro.
Numri i godinave që parashikohet të rikonstruktohen janë gjithë e gjithë 5 dhe aspak të gjitha të qytetit Studenti. Godinat 3, 14, 16, 17 dhe 18.

QEVERIA SHQIPTARE KONTRIBUON VETËM ME SHUMËN SIMBOLIKE 1.3 MILIION EURO (foto). KAQ.

KU I GJETI KY 18.8 MILIONËT?!!!! Faza 1 që thotë kryeministri, i dalë nga faza, është formalitet termash dhe jo hapa investues.

Aq më keq për mashtrimin e tij, sepse marrëveshja shënon termin FAZË 2..
MASHTRON ME SHUMËN, ME FAZAT, ME FILLIMIN, ME VENDIN, ME TË GJITHA.

Për gjithçka shihni të dhënat.