Berisha publikon mesazhin: Ja si po kërcënohen studentët

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa kërkon solidaritet dhe mbështetje me studentët në protestën e tyre ka publikuar mesazhin e njërit prej studentëve, i cili denoncon se janë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë.

“Studentët denoncojnë pseudo intelektualë, zyrtarë, mercenarë në Universitetet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë që ju bëjnë presion dhe i kërcënojnë”- shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Postimi i Berishës 

Pseudo intelektuale, zyrtarë, mercenarë kërcenojne dhe ju bejne presion studenteve!

Studentet denoncojne pseudo intelektuale, zyrtare, mercenare ne Universitetet e Elbasanit, Durresit, Shkodres dhe Fakultetin e Drejtesise ne Tirane qe ju bejne presion dhe i kercenojne.

Studentet denoncojne mediat se po censurojne protesten e tyre de fakto nje revolucion i vertet demokratik kunder Kakistokracise!

Lexoni mesazhet e tyre.

Ju bej thirtje studenteve te kerkojne largimin urgjent te ketyre mercenareve, pseudopedagove dhe zyrtareve vasal nga universititet dhe fakultetet e tyre. Ata jane segmente me te kalbura dhe te korruptuara te rregjimit te Kakistokracise (Kakistos ne greqishten e lashte me i keqi). sb

Pershendetje Doktor Jam nje student ne universitetin aleksander moisiu ne durres , dhe sot gjat kohes qe lajmeruam nje proteste paqesore nga studentet rektoria dhe dekanet na kercenuan me munges dhe mos lejimin e futjes ne provimet e kolegiumeve ju lutem shperndaje anonim se kta te pijn gjakun

faleminderit per mbeshtetjen tuaj zoti berisha por mediat kryesore censuruan protesten dhe po behen percarje dhe kercenime nga pedagoge dhe elemente studentore partiake flm nese e beni publike
kjo po ndodh tek fakulteti im i Drejtesis