Aktivistja thirrje qytetarëve: Më mirë paguajmë studentët sesa korrupsionin

Aranita Brahaj, aktiviste e shoqërisë civile dhe ish-gazetare, u ka bërë thirrje sot gjimnazistëve dhe qytetarëve që të përshkallëzojnë protestën e nisur nga studentët. Brahaj, që drejton edhe Open Data Albania, thekson se qytetarët më mirë të paguajnë studentët me taksat e tyre sesa të vidhen nga korrupsioni qeveritar.

Reagimi i plotë i Aranita Brahaj:

Status 1. GJIMNAZIST mos rri po duku. Tarifat e VKM-se Zhvatëse nesër do ti paguash ti si student. Gjimnaze të Tiranës bashkojuni Protestës. Kundër Tarifave Zhvatëse që miraton këshilli i Ministrave.

Status 2. MOS PAGUAJ KORRUPSION PAGUAJ PËR UNIVERSITETET

SHQIPTAR PROTESTO SOT !! Për të gjithë taksapaguesit ka ardhur dita të dëgjohemi. Sot është momenti për tju bashkuar protestës për ti thënë Qeverisë që jemi gati të paguajmë për studentët  por NUK BINDEMI TË PAGUAJMË KORRUPSIONIN.

Vendimi Zhvatës i Këshillit të Ministrave vendos tarifa vjetore me vlerë deri 200 000 leke (2 mijë dollarë) për një vit master në disa Universitete. Kjo është zhvatje për familjet e thjeshta shqiptare.

Bashkohu #MeProtestën , tregoi Qeverisë që me taksat tona më mirë paguajmë për diplomimin e të rinjve se për paaftësinë dhe korrupsionin me:

  • Koncesnsion chekup që paguhet edhe kur nuk bëhet;
  • palma që thahen;
  • fasada që bojatisen;
  • firma koruptive guacë, që fitojnë tendera të shtrenjtë e nuk është çudi që pas Guaskës qëndron ndonjë ministër a djalë ministri.

#ZALART KUNDER KORRUPSIONIT SHQIPTARËT JANË #MESTUDENTËT

Status 3. Student ne jemi me ju por sot ka ardhur dita të kërkoni DORËHEQJE të Ministres

Ngeleni në klasë Lindita Nikollën, Jo si pesanjose tek Publiku e exelente tek UFO, po si një ministre që në 5 vite mban përgjegjësi për

  • Edukim Universitar të pa rankuar,
  • me probleme në akreditime diplomash,
  • të paqasur me tregun e punës,
  • të zhytur në korrupsion e nepotizëm,
  • të deformuar nga akte nënligjore me absurditete.

#MeStundentët