8 orë para Ministrisë së Arsimit, studentët kthehen sërish nesër për 3 kërkesat

Mes shumë diskutimeve, studentët e kanë mbyllur protestën për këtë të premte në orën 16:30, duke paralajmëruar se do të dalin sërish nesër. Megjithatë një pjesë e vogël vijon të qëndrojë para Ministrisë.

Ata qëndruan për 6 orë me radhë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tjera për të cilat nuk kanë marrë zgjidhje.

Për të shtunën që përkon dhe me datën 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, mbledhja e studentë do të nisë nga Korpusi në orë 09:30 për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.

“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”.

Ata kërkuan nga politika të qëndrojë larg tyre nesër.

Ashtu si ditët e tjera, studentët nuk ikën pa pastruar mbeturinat e mbetura pas protestës.

Ora16: 02 – Studentet kendojne himnin e flamurit

Rreth orës 15:50 studentët u ulën këmbëkryq dhe thërrasin: Përgjysmo tarifën! Duam të drejtat tona.

Ora 15: 50 Qytetarët janë solidarizuar me protestën e studentëve.

E tillë ishtë edhe një zonjë e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.

” Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo”.

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo! Edhe një qytetar solli ujë për protestuesit.

Ora 15:34 Vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit. Ata refuzojnë negociatat me Ministren, duke kërkuar plotësimin e tre kërkesave të tyre të mbetura pezull, në të kundërt thonë se do vijojnë protestat.

“Nuk jemi mizor, nuk do ta fyejmë dhe as nuk do ta shajmë Ministren” thonë studentët.

Organizatorët u kanë bërë thirrje studentëve të mos largohen, por të vazhdojnë rezistencën.

Studentët bëjnë thirrje për arsim publik falas.

Ora 14: 18 Me thirrjet: Nuk ka negociata. Ulni tarifat! Studentët i janë përgjigjur Ministrisë së Arsimit në kthim përgjigjen ndaj Këshillave Studentore të Universiteteve publike

“S’na mashtroni dot! thërrisnin ata menjëherë pasi një përfaques lexoi letrën e ministres e cila i kërkonte studentëve që të ulen në tavolinë dhe të zgjidhin me dialog.

Studentët nuk besojnë dhe kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre pa negociata.

Ora 13:50:  Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata! Nuk dorëhiqemi

“Lindita Nikolla dil në bulevard/  Shkolla është e jona/ Nuk është biznes privat. Nuk ka negociata, por zgjidhje të menjëhershme” ishte thirrja në bllok e studentëve si përgjigjje ndaj kryeministrit Rama i cili përmes një video-konference i ftoi në dialog.

Studentët nuk pranojnë të largohen nga ministria e Arsimit pa marrë zgjidhje të menjëhershme për kërkesat e tyre.

Protesta para ministrisë së Arsimit vijon prej orës 10:00 dhe studentët shprehen të vendosur se do të vijojnë protestën dhe nuk do të heqin dorë.

Ata bëjnë thirrje për të plotësuar kërkesat e tyre përmirësimin e kushteve dhe nuk pranojnë të politizohen. Para Ministrisë së Arsimit janë studentët e Tiranës, Elbasanit, Durrësit.

Studentet vijojne te therrasin: Duam te drejtat tona !Nuk ka negociata! Do qëndrojmë këtu deri në darkë e do kthehemi sërish nesër.’

Me vuvuzela dhe daulle studentët thërrasin: Ulni tarifat!

 Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka negociata! Nuk dorëhiqemi

Studentëve të Tiranës i bashkohet Elbasani dhe Durrësi: S’largohemi nga Ministria e Arsimit

“Janë rreth 400 studentë nga Elbasani që kanë mbërritur në Tiranë!” tha gazetarja e Ora News, Nertila Dosti nga vendi i ngjarjes.

Gjatë paradites në një moment pati dhe tension pasi disa studentë kërkuan që protesta të zhvendoset drejt kryeministrisë, por studentët e tjerë nuk pranojnë pasi deklarojnë se protesta e tyre ka qëllim vetëm plotësimin e kërkesave nga ana e ministrsë së Arismit.

” Ne nuk do të largohemi as tek kryeministria. Ne jemi studentë. Të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë. Ata janë pjesë e forumeve politike. Do protestojmë këtu! Ne jemi studentë, të tjerët që kanë arsye të ikin në kryeministri nuk do ia dalin të na përçajnë”  thanë studentët me megafon duke bërë thirrje për të mos u përçarë

Është plotësuar vetëm një kërkesë. Duhet me patjetër të hiqen tarifat pasi janë të papërballueshme”

Në protestë janë studentët nga të Universiteti i Tiranës, Politeknik, Sportet, Mjekësisë dhe Universiteti Bujqësor janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit.

Ora 12: 40 studentëve të Tiranës i bashkohen ata të Durrësit dhe Elbasanit

Ora 11: 22 Studentët nuk pranojnë ta politizojnë politikën: Do protestojmë këtu! Thirrje për të mos u përçarë

Ora 11:08 Studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe greva

Ne kërkojmë plotësimin e tre kërkesave të tjera. Nuk ka negociata, studentët nuk negociojnë. Ju vetëm do pranoni kërkesat tona. Nuk ka zgjidhje tjetër, ndryshe protesta mund të përshkallëzohet. Kujdes, kujdes protesta mund të përshkallëzohet. Mund të ketë një grevë tek politekniku, prandaj merrni masat.

Tre kërkesat

Për të tretën ditë ata kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar nga ministria plotësimin e kërkesave të tyre:
1-Përgjysmim të tarifave të shkollimit
2-Rritje të buxhetit për universitetet
3-Kushte më të mira në konvikte

“Të drejtat tona janë bazike dhe minimale. Ministria e Arsimit nuk ka rrugë të mesme vetëm të plotësojë kërkesat. Nuk ka rrugë tjetër” tha një protestues për mikrofonin e Ora News.

Ora 11: 15 Ora News ju sjell pamjen me dron të protestës

Ora 11:00 Thirrje për t’i drejtuar kryeministrisë

Disa prej protestuesve kanë bërë thirrje që ti bashkohen kryeministrisë, por kjo është kundërshtuar nga disa protestues të tjerë. Kjo ka shkaktuar edhe një konfuzion mes tyre.

Do vazhdojmë bojkotin, kemi mbështetjen e pedagogëve

“Ne shpresojmë që ministria e Arsimit të marrë një vendim pozitiv. Ne nuk do tërhiqemi dhe shpresojmë se ky do të jetë dhjetori i dytë. Edhe pedagogët na kanë mbështetur duke na thënë se jeni në të drejtën tuaj”,tha një studente.

Ora 10:10 Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë

Mësohet se protestës do i bashkohen dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë studentët po mbajnë protesta edhe në Shkodër dhe Vlorë.

“Sot ne, nesër ju” studentët thirrje gjimnazistëve: Pezulloni mësimin

Me thirrjet “bashkohuni”, “Sot ne nesër ju”, studentët janë ndaluar për disa minuta përpara gjimnazit “Qemal Stafa” duke i bërë thirrje nxënësve që ti bashkohen protestës së tyre.

Ata i kanë kërkuar gjimnazistëve që të pezullojnë mësimin dhe ti bashkohen protestës, pasi nesër, kur ata të jenë studentë tarifat e larta do të rëndojnë mbi familjet e tyre.

Një ditë më parë, ministria e Arsimit u tërhoq nga pika 4 e VKM 288, sipas të cilës studentët duhet të paguanin një tarifë për provimet e mbartura.

Ndërkohë është bërë thirrje në rrjetet sociale që protestës ti bashkohen edhe studentë të fakulteteve të tjera dhe të Universiteteve në rrethe.

/Ora News