7 vite pa u parë, Ardit Gjebrea bashkon babë e bijë tek “Kënga Magjike”

Rubrika “Kam një mesazh për ty” nuk mungoi as në natën e dytë gjysmëfinale të “Këngës Magjike” dhe ditën e djeshmë moderatori Ardit Gjebrea ka suprizuar një familje.

Një person nga publiku tregoi se nuk e kishte parë të bijën prej 7 vitesh, por ai nuk e dinte se Arditi i kishte përgatitur suprizën e bukur duke ja sjell të bijën Persida, në Tiranë.

Image

Mbas një takimi të ngrohtë dhe familjar, u prezantuan dhe me nipin të cilin nuk e kishin takuar më parë.

Image