12 operacione policore, mbi 30 mijë euro të sekuestruara

Policia e Shtetit ka realizuar 12 operacione policore, me dhjetëra të arrestuar dhe mbi 30 000 euro të sekuestruara. Policia e Shtetit bën të ditur se është zhvilluar operacioni “Louse”, ku është goditur një grup kriminal në Lushnjë, i cili akuzohet se shpërndante droga të forta. Po ashtu është realizuar operacioni “Gjorm” në Lezhë, ku u sekuestruan 98 kg Cannabis dhe u arrestua poseduesi i saj.

Policia njofton se është realizuar në Durrës operacioni “Silent”, ku janë ndaluar tre shtetasin, të cilët kishin vendim gjykatë për masën e sigurisë “Arrest me Burg”. Në Korçë u realizua operacioni “Pritja”. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar tre punonjës të hetimit tatimor, për shpërdorim detyre. Në Korçë u realizua dhe operacioni “Guns 2018”. Në këtë operacion u sekuestrua armë e municione luftarake, dhe janë 2 të arrestuar.

Në Tiranë, operacioni “Stok” 183 kg Kokainë, u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe 1 i arrestuar. Operacioni “Cleaner”, u realizua në Tiranë dhe u godit grupi shpërndarësve të Narkotikëve, 2 në pranga. Elbasan, goditet grupi strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, arrestohen 8 persona, 578 kg cannabis i sekuestruar.

Operacioni “Prita 2” në Gjirokastër. 30 Kg Cannabis i sekuestruar. 3 të ndaluar. Durrës, operacioni, “Ndjekja”, arrestohen dy shtetas për vjedhje, sekuestrohen produkte me vlerë 12 000 euro. Operacioni “500”. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 20 500 euro false, 1 i arrestuar. Shijak, operacioni “Alfa”, Arrestohet 1 person, 1 i shpallur në kërkim për vjedhje me thyerje të banesa.