VIDEO/ Vranë studenten greke, dalin pamjet e takimit të saj me shqiptarin 19-vjeçar

Mediat greke kane publikuar sot videon marre nga kamerat e sigurisë, që tregon takimin e shqiptarit me viktimën.

Ky publikim vjen pasi i riu shqiptar pranoi se ishte një nga autorët e vrasjes se studentes greke Eleni Topaloud, natën e 27 nëntorit në Rodos,

Protothema shkruan se video e marrë nga kamerat e sigurisë tregon natën kur shqiptari 19-vjeçar takohet me greken, e me pas largohen të dy së bashku për t’u takuar me shokun tjetër, grekun 21 vjeçar.

Vazhdimi i ngjarjes dhe fundi aq tragjik i studentes greke dihet. Ajo refuzoi te kryente marrëdhënie seksuale me shqiptarin dhe grekun dhe për pasoje ata e goditen me shufër hekuri në kokë. Duke kujtuar se ajo kishte vdekur, kur në fakt kishte humbur ndjenjat ata e morën me makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë në det, ku ajo gjeti edhe vdekjen.