Turpi i madh i televizionëve dhe mediave kombëtare!

Sot është lajm kryesor protesta e mijëra studentëve të Tiranës, por dhe të mbarë Shqipërisë. Edhe nëse nuk je dakort me protestën, pikësëpari protesta dhe marshimi i tyre drejt ministrisë së arsimit mbetet lajm. Lajmi jepet për publikun, pasi detyra numër një e çdo media mbetet pasqyrimi i asaj që ndodh. Komentin sejcili mund ta bëjë siç mendon.

Sot që në pikë të mëngjezit mijëra studentë u grumbulluan para fakulteteve të tyre dhe po marshojnë drejt ministrisë së arsimit duke protestuar për të drejtat e tyre.

Ky është lajm apo jo të nderuar kolegë gazetarë të mediave dhe sidomos atyre të televizionëve informative?!

Por asnjë nuk jep asnjë sekuencë, përveç një televizioni të ri, por që akoma nuk ka fuqinë ekonomike për të qenë konkurent. Gjithë mediat e tjera asnjë lajm, as me figurë, bile as edhe me titra.

Edhe titrat nuk guxojnë t’i japin si lajm nga frika dhe interesat që kanë prej kryeministrit Rama.

Ky është TURP i madh!

Shënim: Në fund të shkrimit doli vetëm news24 që po transmetonte. Të tjerët jo