Studentët: Presim deri në ora 16.00, në të kundërt do shkojmë te kryeministria

Studentët e protestës janë me mijëra të cilët po protesojnë para ministrisë së arsimit. Por me sa duket nga ana e ministrisë së arsimit nuk ka asnjë reagim për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje të kërkesave të studentëve. Edi Rama është shprehur se “nuk merrem me ngelsa provimesh!”.

Tani studentët po mendojnë të marshojnë në Bulevard drejt kryeministrisë, ku t’i bëjnë thirrje Edi Ramës të tërhiqet deri në ora 16.00, sepse në të kundërt prostesta mund të kthehet në demonstratë. Kështu po shprehen drejtuesit e studentëve.

Nga ana e tij kryeministri ishte sot në një hotel me pesë yje për të marrë pjesë në një ceremoni ku do ketë një drekë, po me 5 yje. Nga ana tjetër studentët po insistojnë që të hiqet vendimi i qeverisë për këto tarifa të larta, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike.

Duhet që kryeministri të vendosë me vendim qeverie heqjen e këtyre tarifave, pasi në të kundërt do t’i mashtrojnë studentët që t’i shpërndajnë.

Me sa duket zgjidhja finale do jetë vajtja e studentëve para kryeministrisë.