Spalletti: Ngushtojmë diferencën, ja si mund ta thyejmë Juventusin

Lucciano Spalleti është i bindur se Interi mund të ngushtojë diferencat me Juventusin gjatë këtij sezoni. Strategu i zikaltërve është shprehur se bardhezinjtë janë më lart për shkak të disa faktorëve.

“Juventus është një skuadër që çdo vit përmirësohet me futbollist që mund të bëjnë diferencën. Tre vjet më parë, kur isha te Roma, na morën Pjanic. Vitin e kaluar ai ishte më i miri në kampionat dhe morën Cancelon, mbrojtësin më të fortë. Nga Napoli më parë transferuan Higuain nga Napoli, ndërkohë që morën edhe Cristiano Ronaldon, që transmeton një mentalitet kampioni në dhomat e zhveshjeve. Ky është ndryshimi, ne kemi bërë rrugën tonë.

Si ndalet Ronaldo? Juventusi nuk është vetëm Ronaldo. Ekziston edhe Giorgio Chiellini, një lojtar fenomenal. Mjafton të shihni 5 minuta të tij daj Spal. Juventus ka shumë si ai në ekipi, është kolektivi që shpëton ekipin.

Interi ani-Juve? Vitin e kaluar Napoli shkoi pranë. Këtë vit ata rritën nivelin, por edhe pas kësaj kanë sërish një distancë më të madhe. Si mundet Juvja? Duhet të jemi skuadër për 90 minuta për ta vendosur në vështirësi Juventusit. Të bëjmë presion për 90 minuta dhe të mbyllim hapësirat”, deklaroi Spalleti. /Koha Jone/