Skandali i Unazës së Re, Vasili: Në ç’vrimë do futen Rama dhe të tjerët?

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili e cilëson si një skandal të përmasave të mëdha falsifikimin e dokumenteve të kompanisë që ka fituar tenderin në Unazën e Re. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se nëse Prokuroria mbyll sytë para këtij skandali, atëherë ajo duhet të shkojë vet brenda.

“Falsifikime horrash,te horrave te qeverise për të rjepur miliona te Unaza e Re. Gangsterët dolën sheshit. Keta goret e qeverise qe lehin per cdo gomarllek,qe gafurren,qe fryhen si gjeli ne pleh cfare do te thone tani qe jane kapur me presh ne dore dhe hapur si bashkehajdute te Unaza e Re.

Ku është ky kryehajduti ne krye te qeverise? Ne ç’vrime do futen ai dhe te tijte? Po po tani presim se kush e ka radhen. Po i mbylli syte prokuroria edhe perpara ketij hajdutlleku sa nje mal do të thotë që ka zgjedhur te shkoje vete brenda”,- shprehet Vasili në Facebook.