Sean Penn në Stamboll, xhiron film për vrasjen e gazetarit saudit

Aktori amerikan Sean Penn ishte në Stamboll të mërkurën për të filmuar një dokumentar rreth vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë, njoftoi media turke.Khashoggi, një banor i SHBA që nga viti 2017, u vra gjatë vizitës së tij në konsullatë për të marrë dokumente lidhur me martesën e tij, më 2 tetor.

Mbetjet e 59-vjeçarit ende nuk janë gjetur, pavarësisht nga kërkimet e konsullatës dhe vendeve të tjera. Agjencia tha se Penn u pa pranë rezidencës së afërt të konsullit të përgjithshëm.

E përditshmja pro-qeveritare Sabah, tha se aktori donte të takohej me të fejuarën e Khashogit, Hatice Cengiz, gjatë vizitës së tij. Ngaqë Khashoggi ishte kritik ndaj princit të kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ka pasur spekulime se udhëheqësi i mbretërisë urdhëroi goditjen.

Pavarësisht mohimeve nga Rijadi, reputacioni i Arabisë Saudite është dëmtuar, kryesisht nga senatorët e SH.B.A.-së, të cilët kanë drejtuar gishtin mbi princin e kurorës, pas një njoftimi të CIA-s të martën.

Penn ka pasur edhe më parë polemika, si pasojë e angazhimeve të tij në politikë dhe në çështjet aktuale. Ai dhe aktorja meksikane Kate del Castillo intervistuan zotin e drogës meksikan Joaquin “El Chapo” Guzman, ndërsa ishte në arrati.

Penn, 58 vjeç, ka fituar dy çmime Oskar si aktori më i mire, për rolet e tij në filmin “Mystic River” dhe “Milk”.