“Fenomeni” Ronaldo ishte i pranishëm ditën e sotme në Meksikë, në rolin e ambasadorit të Champions Leagues. I pyetur për rëndësinë e këtij trofeu në futbollin aktual, 42-vjeçari brazilian, i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij, teksa ka provokuar hapur.
“Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë në brekë nga frika. Më pas nis ndeshja dhe relaksohen. Futbolli ka ndryshuar, shpresoj që lojtarët të jenë sa më të ndershëm, brenda e jashtë fushe. Më pas mendojnë arbitrat për të ndëshkuar simuluesit”, u shpreh braziliani.
Ish-sulmuesi brazilian, nuk arriti ta fitonte asnjëherë trofeun më të rëndësishëm për klubet në Europë, teksa i pyetur për CR7 ai u shpreh shkurtimisht: “Ai meriton gjithçka, është futbollist i jashtëzakonshëm”.