Reali fitore tenistike në Kupën e Mbretit, shkëlqen Isco me dopietë (VIDEO)

Real Madrid ka fituar me goleadë 6-1 ndaj Melilla-s në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ave të Copa del Rey, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar 4-0 në favor të madrilenëve.

Trajneri Santiago Solari kishte vendosur një ekip me shumë ndryshime në fushë, duke përfshirë Isco, Vinicius, Mariano dhe Asensio në sulm.

Los Blancos e gjetën ritmin me kalimin e minutave dhe si pasojë goli i parë erdhi në minutën e 33-të falë magjisë së Marco Asensio. Vetëm dy minuta më pas spanjolli i talentuar ka dyfishuar rezultatin pas pasimit të Vinicius. Përpara se të mbyllej pjesa e parë i riu Javier Sanchez ka trefishuar rezultatin me topin që prek traversën përpara se të shkojë në rrjetë.

Pas pushimit ishte perla e Isco-s në minutën e 47-të, ndërkohë që më pas erdhi radha e Vinicius Junior në minutën e 75-të. Tre minuta më pas miqtë shënojnë golin e nderit me Qasmi. Isco nuk ishte ngopur akoma dhe shënon dopietën e tij në minutën e 83-të.