PROTESTA/ Rama nis propagandën, loja që po bëhet me autoambulancën (VIDEO)

Mijëra studentë ditën e sotme kanë dalë në protestë për të kundërshtuar tarifat e larta që ishin vendosur për provimet e mbartura dhe për kreditet që u duhen për vitin pasardhës.

Rruga e “Durrësit” përballë Ministrisë së Arsimit është paralizuar për orë të tëra nga studentët, të cilët nuk kanë lejuar asnjë makinë të kalojë.

Por në një moment një autoambulancë ka ardhur drejt tyre duke shkaktuar kaos në fillim, megjithatë studentët që protestonin janë treguar të matur dhe i kanë liruar me urgjencë rrugën autoambulancës, megjithëse kishte dyshime të forta se ajo ishte bosh.

Kujtojmë se në protesta të tjera kjo teknikë është përdorur për të nxjerrë “keq” protestuesit, duke thënë se rrezikonin jetën e njerëzve, por kjo propagnadë nuk ka ecur me studentët.

Disa prej tyre kanë deklaruar se në ambulancë ishte vetëm një mjek para, dhe nuk kishte pacient në të.

Gjithashtu një detaj i rëndësishëm është se, zakonisht ambulancat përdorin rrugën “Asim Vokshi” për t’u drejtuar tek spitali “Nënë Tereza”, pasi rruga ku zgjodhi ambulanca e sotme është gjithmonë me trafik të rënduar.

Ambulanca që kaloi mes përmes protestuesve, në rast se do të kishte pacient të sëmurë në të do të bënte shumë kilometra të tepërt duke i rënë rreth e përqark Unazës së Vogël, ndërkohë që rruga më e drejtë është “Asim Vokshi”.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet e mësipërme, qe albeu.com i ka publikuar.