Pedagogu thirrje kolegëve dhe qytetarëve: Dreqi e mori nga çfarë keni frikë, dilni mbështesni studentët

Pedagogu dhe juristi Çlirim Gjata i cili ishte i pranishëm dsot në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, tha në ‘Fax News’ se ai iu bashkua protestës pasi disa studentë ia kërkuan që të shkonin bashkë. Ai tregoi në ‘Fax Neës’ se që nga dhjetori i vitit 1990 nuk kishte parë kaq shumë studentë në rrugë, dhe si për ironi tha ai, gjendemi pak a shumë në të njëjtën situatë.

“Dje e ndoqa përmes medias, më bëri shumë përshtypje, na ktheu në dhjetorin e 90’ këta studentë këtu paskan qenë dhe ne nuk e paskemi ditur. Dhe e bukura është se jemi gati në të njëjtat kushte, në kushtet e një shteti autoritar. Unë jam pedagog në universitetet private, dhe disa studentë më kërkuan që të shkojmë bashkë. Këtë shumicë studentësh nuk e kisha parë që nga dhjetori i vitit 90-të dhe u bëra thirrje të gjithë studentëve të univeristeteve private që të bashkohen me këtë protestë, sepse pavarësisht duket se nuk kanë interes të njëjtë, por problemi është se është i njëjti qëllim, e njëjta metodë pune kundër studentëve dhe do t’i vijë radha edhe universiteteve private dhe që të mos u vijë radha nesër duhet të dalin sot. Edhe diçka pedagogët, kishte një pjesë. Ka pedagogë që kanë qenë studentë në dhjetorin e 90-tës për rrëzimin e mitit të Enver Hoxhës dhe sot janë pedagogë, vetëm për këtë ia keni borgj kësaj kohe, duhet të bashkohen me studentët. Dhe tjetra pedagogët janë me rroga qesharake, tani unë punoj në privat por u kërkoj këtyre pedagogëve që janë me rroga qesharake, me sigurime qesharake me një pozitë diskriminuese nga shefat e tyre rektor apo dekanë, apo shefat e tyre politike, madje për shkak të këtij pozicioni duhet të dalin, dhe jo thjeshtë vetëm për këto kërkesa studentësh”, u shpreh Çlirim Gjata.

Ai tha se stafi akademikë duhet të kuptojë problemin e studentëve, duke shtuar se ata nuk janë të përfaqësuar aspak nëpër borde. Me gjigjatë sa i përket mundësisë së daljes në protestë edhe të pedagogëve, Gjata deklaroi se ata mund të kenë frik që se mund të humbasin punën e tyre. “Stafi akademik e ka për detyrë ta kuptojë këtë, studentët nuk janë përfaqësuar nëpër borde dhe këtu hyn frika e vogël e intelektuale shqiptare, të ruaj rogën time, zyrën time se po të shkoj në protestë më heqin nga puna, është dhe frika nga drejtuesit e tyre”, theksoi Gjata.

Në lidhje me reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe vendimit për të hequr tarifat për provimet e mbartura, pedagogu Gjata theksoi se këto lëvizje burokratike tani nuk vlejnë pasi studentët kanë dalë në rrugë dhe duan plotësimin e 4 kërkesave të tyre, ndryshe protesta nuk do të shuhet.

Çlirim Gjata tha se kryeministri Rama duhet të dalë në konferencë për mediat si në rastin e armëve kimike dhe të njoftojë plotësimin e katër kërkesave të studentëve, përndryshe sipas tij nuk do ketë tërheqje nga ana e studentëve. “Ju mendoni se me reagime burokratike do të tërhiqen studentët, do të shuhet protesta, kjo është gabimi më i madh. Reagimi burokratik vlen sa kohë nuk kanë dalë njerëzit në rrugë, dolën njerëzit në rrugë, iku reagimi burokratik, kot tërhiqen, rri shpjegon kot formula jo do heqim këtë, jo do bëjmë atë, e vetmja gjë që është të dalë kryeministri me deklaratë për plotësimin e 4 kërkesave siç doli për armët kimike. Unë e kisha tek kjo edhe njëherë, unë i bëj thirrje pedagogëve bashkohuni se për veten tuaj nuk shtyhet më kështu, madje edhe reforma në arsim, se nuk është vetëm faji i ministres, herën e parë tregoi dështim, tjetra është tek paraja tek xhepi. Të mos shkosh në atë nivel sa të jetë arsimi falas, po dreqi e mori edhe Enver Hoxha e kishte falas. Dole dhe premtove shëndetësinë falas dhe bën arsimin me lek, po dreqi e mori qa ti themi kësaj. Të mos harrojmë arsimin e vërtetë shqiptarë, sa rilindas shqiptarë janë vrarë për arsimin shqiptarë në gjuhën shqipe, nga turq, serbë dhe grekë, po Luarasi i shkretë po rrotullohet në varr, të vijë sot dita pas 106 vitesh, vetëm për historinë nuk do duhet të paguhej. Këtu problemi është në total në reformën e arsimit që të ka dështuar”, u shpreh pedagogu Çlirim Gjata.