Nikolla: Grup pune me studentët për realizimin e kërkesave

“Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e pranoj me të dyja duart. Jam absolutisht dakord që të ngrihet një grup pune me përfaqësues nga studentët që të punojë për realizimin e kërkesave të tjera”.

Kështu u shpreh ministrja Lindita Nikolla në një dalje të dytë publike ku shkurtimisht njoftoi bashkëpunimin e mundshëm me Këshillat Studentorë.

Nikolla tha se protesta tregoi sesa pak informacion kanë studentët për ligjin e Arsimit të Lartë.