Kërkesa e re/ Dekanët të bëjnë publike diplomat dhe doktoraturat

Situata e arsimit në Shqipëri duket e rëndë. Kjo doli në pah pas protestave që kanë nisur studentët kundër qeverisë së Edi Ramës. Një reagim për protesta ka ardhur edhe nga ish zv/ministri i Arsimit që u dorëhoq brenda 2 javësh, Taulant Muka.

Ai shkruan se dekanët duhet të bëjnë publike diplomat dhe doktoraturat.

Reagimi i plotë i Taulant Mukës:

Rinia shqiptare tashmë po bashkohet nën një zë: Dije dhe arsim cilësor! Forca rinia, jemi të gjithë me ju!

Politikanët ju quajnë ngelësa dhe barrë për shoqërinë?! Sot do ju këshilloja të shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj: të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor. Shumica e politikanëve shqiptarë, që qeverisin dhe në opozitë, nuk kanë diploma, prandaj ata nuk e duan arsimin dhe dijen- prandaj nuk e duan rininë. Sot ata janë bashkë, sepse sot ata kanë frikë nga ju!

Por ju keni forcën e dijes me vete, një forcë që nuk e mposht asgjë! Largoni çdo politikan që ju bashkangjitet në protestë, ata duan t’ju përdorin! Mos u ndalni në kërkesën tuaj për dije! Vetëm një universitet cilësor mund t’ju sigurojë një të ardhme prosperiteti! Sot jemi të gjithë me ju, ju jeni shpresa!