Jackie Chan zbulon anët e errëta të jetës: Kam keqtrajtuar ish-bashkëshorten gjatë shtatzënisë

Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin. Në librin “Never Grow Up”, i nxjerrë në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostituta gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm. I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në sajë të filmit “Rush Hour”.

Aktori 64-vjeçar tha se, “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”. Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmonte vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New York-ut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojëra fati, derisa pranoi se kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë. Aktori është duke punuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.