FOTO/ Protesta në çdo cep të Tiranës! Në Shkozë banorët bllokojnë rrugët

Banorët e Shkozës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme. Edhe ata njësoj si banorët e Unazës së re, atë të Bulevardit të ri dhe ata që preken nga devijimi i Lanës, kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesën e tyre.

Mbrëmjen e sotme banorët e Shkozës kanë bllokuar rrugën. Ndërkohë që ditën e sotme mijëra studentë bënë që qeveria të tërheqë VKM-në.