FOTO/ Berisha: Rama gënjeu studentët! Ja kush i përcakton tarifat e studimit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, të freskuar nga revolta studentore të cilët kërkojnë arsim publik falas, thanë sot se tarifat e studimit nuk i përcakton qeveria por dekanatet përkatëse.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar dokumentet që tregojnë gënjeshtrën e madhe të Ramës dhe Nikollës. Në postimi e tij ish-kryeministri shkruan se në të vërtetë tarifat e studimit i miraton Këshilli i Ministrave.

Ndërkohë ish-kreu i qeverisë fton studentët që të mos ndalen në protestën e tyre por ta çojnë atë deri në fund, që të kenë të drejta të barabarta me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre Europianë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Përpjekja për të mashtruar studentët, akt amoral i Kallam Dështakut dhe Ndrikull Vilës!

Të dashur miq, të tronditur dhe në panik të thelle nga greva (bojkoti i mësimit) e mbi 120 mijë studentëve të universiteteve publike të Tiranës, Elbasanit, Korçës, Shkodrës që me të drejtë kërkojnë arsim publik falas, mashtruan sot duke ju thënë studentëve se tarifat e tyre i caktojnë dekanatet dhe universitetet.

Në të vërtet tarifat e pranimit të studentëve miratohen çdo vit nga Këshilli i Ministrave dhe konkretisht në vitin 2018 janë miratuar me vendimin nr 288 dt 21.5.2018 të firmosur nga vet Kallam Dështaku.

Në përgjigje të kësaj kërkese plotësisht legjitime pasi tarifat që paguajnë bazuar nga vendimi çnjerëzor i narkoqeverisë janë 4- 15 herë më të larta se sa në vendet anëtare të BE kurse pesha e shpenzimeve që paguajnë në mesatare, familjet për shkollimin e tyre siç dëshmon grafiku i Eurostatit, është rreth katër herë më e madhe se sa mesatarja e vendeve të BE dhe 5.5 herë më e madhe se sa në Serbi dhe Maqedoni dhe 6.5 herë më e madhe se sa në Bosnje.

Këtij trillimi të paskrupulltë të Kallam Dështakut dhe Ndrikull Vilës studentet greviste ju përgjigjen nga sheshi i protestës me kërkesën legjitime: arsim publikë falas!

Ju bëj thirrje të rinjve, gjimnazistëve dhe mbarë qytetarëve të Tiranës mbështesni grevën e drejtë të studentëve, kërkesën e tyre për arsim publik falas, sepse ata po mbrojnë të ardhmen e rinisë, qytetarëve dhe vendit tyre.

Ju bëj thirrje pedagogëve të universiteteve bashkohuni me studentët tuaj sepse ata po mbrojnë parimet e drejta dhe përcaktuese për të ardhmen e arsimit shqiptar! Studentët do fitojnë! sb