Cungu: Lufta për titullin e hapur, respekt për Skënderbeun por jo frikë

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet këtë të premte, trajneri i Kukësit Armando Cungu foli për të gjitha temat. Strategu i verilindorëve nuk preferoi që të ishte i dorëzuar në luftën për titullin kampion.

“Jemi rivalë për titull. Pavarësisht ndeshjes së parë, që vetëm rezultati nuk na kënaqi, loja ishte e mirë. Shpresojmë t’i kthejmë nesër reston Skënderbeut. Si zakonisht kemi shqetësime, por të vogla. Kur ke 25 futbollistë, çdo lojtar pret momentin e vet. Ekipi po kalon moment të mirë. Ka ende kohë, por sa më shumë javë ikin aq më shumë duhen pikët. Ndeshjet me Skënderbeun janë të veçanta. Fokusimi i të gjithëve është maksimal për të fituar. Shumë respekt për Skënderbeun por nuk i druhemi asnjë kundërshtari.

Skënderbeut i mungon vetëm Radas, kurse ne na kanë munguar shumë. Shameti është rikuperuar dhe do të jetë në fushë. Rrumbullaku është i rëndësishëm, por nuk ka luajtur prej 3 muajsh. Ka koncept të gabuar që kur lojtari fiton formën fizike është gati. Janë gjëra të ndryshme. Duhet t’i japim minuta për tu ambientuar. Shkodra ka marrë një goditje ndaj Kamzës, duhen 5 ditë për ta kaluar”, deklaroi strategu shkodran.