Cancelo me statistika të frikshme, asnjë si ai në Seria A

Joao Cancelo po sezon fantastik tek Juventus pasi iu bashkua Bardhezinjve në verë nga Valencia. Mbrojtësi portugez luajti i huazuar tek Inter sezonin e kaluar, por Zikaltrit nuk e blenë përfundimisht lojtarin për shkak se Valencia kërkonte 40 milionë euro.

Një shifër që eventualisht u pagua nga Juventus dhe ai po vërteton se ia vlen çdo qindarkë. Statistikat e Cancelo-s tregojnë se ai jo vetëm që është një mbrojtës krahu i mrekullueshëm, ai po tregon kualitete në çdo pozicion të fushës.

“Gazzetta dello Sport” shkruan Cancelo është në majë të renditjes me 2,9 driblime të suksesshme për ndeshje. I vetmi mbrojtës në dhjetëshen më të mirë të Serie A. Për më tepër, askush nuk ka më tepër pasime të sakta në gjysmëfushën kundërshtare.