Bora Zemani ka një surprizë që askush nuk e pret

Natën e parë të e “Kënga Magjike 2018″, u mbyll mbrëmë me gjithë surprizat që rezervon ky spektakël muzikor. Një ndër momentet e rëndësishme që shijuam në mbrëmjën e kaluar ishte edhe një performancë kërcimi e balerinës së njohur Klaudia Pepa dhe trupës së balerinëve profesioniste të “Canale 5”.

Në natën e dytë, me sa duket stafeta për një performancë kërcimi i është kaluar prezantueses tjetër të këtij festivali, Bora Zemani-t. Ka qenë koreografi i televizionit “Klan”, Albi Nako, ai i cili ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, duke zbuluar kështu një detaj nga mbrëmja e spektaklit të sotëm.

Në videon e publikuar nga Albi, shohim Borën e cila po bën prova kërcimi, së bashku me trupën e baletit të ”Albi Nako Dance”, shkruan Blitz. “Kënga Magjike, Bora Zemani”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron videon me disa sekuenca nga provat e “Pallatit të Kongreseve”.