Basha: Shqiptarët po ngrihen kundër qeverisë mafioze

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në protestën e banorëve të Unazës së Re kundër shembjes së banesave të tyre.

Basha deklaroi se protestat që po vlojnë në vend tregojnë se shqiptarët po ndërgjegjësohen që kanë një qeveri  mafioze që po i vjedhje. Ai deklaroi se është koha për bashkim të qytetarëve.

“Kemi protestën e Teatrit ku po vidhet prona publike. Kemi protestën e banorëve që po grabitën. Kemi protestën e studentëve ku duan të vjedhin duke rritur tarifat dhe duke futur duart në xhepat e studentëve. Të gjithë këto protesta po i bashkon grabitja e qytetarëve nga qeveria”,- tha Lulzim Basha.