“Ancelotti ka një vlerësim të pabesueshëm për Hysajn, por në janar mund të shkojë tek Chelsea”

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi vijon të jetë shumë aktiv në Itali në lidhje me futbollistët që ka nën administrim. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në programin “Un Calcio Alla Radio” në “Radio CRC”, ai ka komentuar të ardhmen e mbrojtësit shkodran, ndërkohë që foli edhe për momentin që po kalon Napoli.

“Allegri ka thënë që Juventusi nuk e ka vrarë kampionatin? Jam i bindur që Juventusi do të ketë rënie, si të gjitha ekipet dhe Napoli duhet të përfitojë. Mendoj që Allegri ka të drejtë që ka folur për rënien. Raporti Hysaj-Ancelotti? Kanë një ide të gabuar në lidhje me raportin mes tij dhe trajnerit. Ka humbur vendin e titullarit? Absolutisht jo. Kam folur me Ancelottin dhe ai ka një vlerësim të pabesueshëm. Hysaj nuk ka luajtur në Champions vetëm për zgjedhje taktike. Humbet pikë vetëm kur luan Malcuit, i cili luan në të njëjtin rol.

Ancelotti është një trajner i madh sepse shpesh ndryshon formën dhe vendosje taktike dhe sipas kundërshtarit. Mund t’ju siguroj se vlerësimi i Ancelottit për Hysajn është shumë i madh. Jeni jua ata që pas tre viteve kur Hysaj ka luajtur gjithmonë, krijoni anomali. Ndoshta është e pazakontë që ai ka luajtur gjithmonë në 3 vitet e fundit. Tani ka edhe ndeshje ku ka pushim dhe thuhet se ka humbur vendin e titullarit.

Tratativa Hysaj-Chelsea në janar? Ajo që është shkruar nuk duhet përjashtuar, sepse Hysaj është kërkuar nga Chelsea edhe në vere. Më duket se në atë rol Zappacosta nuk është në lartësinë që Sarri kërkon në ekip. Nuk mund ta përjashtoj.

Chelsea po shpejton për Hysajn? Bëni pyetje që nuk ekistojnë për momentin. Po flitet. Nëse nuk flitet nuk ndodh asgjë”, deklaroi Mario Giuffredi për të ardhmen e mbrojtësit shkodran. /Rozalb Lika-Koha Jone/