Allegri injoron Interin për derbin: Ndeshja ndaj Young Boys është më e rëndësishme

Derbi i Italisë nesër në mbrëmje rezervon një përballje shumë të fortë mes Juventusit dhe Interit. Zikaltit mbeten kundërshtari i “preferuar” për bardhezinjtë, duke i mundur 81 herë, më shumë se çdo kundërshtarë. Duke mbetur te “preferencat” Mauro Icardi është i frikshëm për portën torineze, pasi u ka shënuar 8 herë. Në prag të ndeshjes trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri ka komentuar prag ndeshjen duke e cilësuar si një sfidë të radhës.

“Nesër është një ndeshje e rëndësishme, Derbi i Italisë. Do të jetë një duel tërheqës,  me një skuadër që bashkë me Milanin kanë bërë historinë e futbollit italian. Sfidojmë një ekip që është rritur dhe ka fituar vetëbesim. Bashkë me Napolin janë kundërshtarët e Juventusit në Champions League.

Kampionati duhet fituar, nuk duhet vrarë, janë luajtur vetëm 14 ndeshje nga 38 në total. Të gjithë bëjnë tifo për Interin, por ndeshja vlen nëjlloj për ne. Për ne është më e rëndësishme ndeshja e së mërkurës në Champions League, pasi luajmë për vendin e parë. Duke parë grupet e tjera ka shumë rëndësi që të dalim të parët.

Formacioni? Do ta vendosim sot sepse Bentacur ka një problem në shpinë dhe është stërvitur në mënyrë të diferencuar për dy ditë. Ndaj do të hedhë menjëherë në fushë Emre Can, ose do të ndryshoj vendosjen”, deklaroi Allegri. /Koha Jone/