2 muaj me Kajanin! Ajola Xoxa poston foton e parë me të birin

Ditën e sotme Ajola Xoxa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram foton e parë me të birin Kajan. Sot vogëlushi mbush 2 muajsh, ndaj e ëma nuk e ka kursyer një dedikim të ëmbël për të.

“Deri më tani prindërit e vogëlushit janë treguar shumë të rezervuar me postimet e fotove të djalit të tyre në rrjete sociale.

Dy muaj me këtë qiell të vogël,” ka shkruar Ajola për djalin e saj.

Erion Veliaj u tregoi ndjekësve të tij një foto me Kajanin, fare pak ditë pasi ai lindi, ndërsa Ajola një postim me vogëlushin e ka bërë vetëm tani.

Kajan erdhi në jetë më datë 6 tetor të këtj viti në maternitetin Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.