Protesta te “Astiri”, Patozi: Opozita mbërriti me vonesë aty

Sipas Astrit Patozit, opozita e sotme nuk frymëzon. I ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi, Patozi foli për protestën e banorëve të “Astirit”.  Ai tha se opozita ka arritur me vonesë aty dhe kërkon që ta përdorë si “karburant” për zgjedhjet e ardhshme.

“Opozita nuk është iniciatore e kësaj proteste. Protesta ka lindur nga banorët për një problem konkret. Banorët e Unazës së Re nuk janë ngritur për shkak të korrupsionit në qeveri, por për shkak se po u prishen shtëpitë. Ky është një rast i ndjeshëm dhe sensitiv. Opozita ka mbërritur me vonesë aty, njësoj si gjuetarët në mëngjes që të kapin shpendët rrugë, dhe ka menduar që të gjejë një grumbullim që të mbajë veten me karburant deri sa të vijnë zgjedhjet. Opozita sot nuk frymëzon. Nuk shtohen njerëzit as kur është Lulzim Basha dhe as Klevis Balliu”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi se Lulzim Basha ka dështuar në premtimet e tij për të rrëzuar qeverinë. Sipas Patozit, kur opozita shkoi në protestën e Kukësit e shoi atë.

“Historia ka treguar që Basha ka dështuar në dhjetëra raste në premtimet e tij për të rrëzuar qeverinë apo për të mbajtur një revoltë popullore. Protestat janë një mesazh shumë i mirë për shoqërinë shqiptare që do të thotë se po reagojnë madje më mirë se opozita sepse janë të vërtetë”, tha ai.

“Protesta duhet të jetë e sinqertë. Në rast se ajo që thotë opozita që qeveria është në grahmat e fundit dhe kjo është një qeveri e korruptuar dhe kjo është e vërtetë dhe njerëzit kanë kthyer sytë te opozita si shpresë atëherë askush nuk mund të presë që njerëzit të ngrihen vetë që të shpresojë se kjo qeveri mund ta ndijeë reagimin. Një opozitë anemike e ka këtë problem dhe është në gjuetinë e popoullit. Kërkon që të gjejë grumbuj njerëzish dhe të thotë jam me ju. Kjo nuk është kauza. Opozita shkoi në Kukës dhe e shoi protestën. Kur nuk ishte opozita protesta kukës, qeveria u tërhoq nga disa vendime”, u shpreh më tej Patozi.

Protesta e studentëve

Ish-nënkryetari i PD dhe ish-kreu parlamentar i PD Astrit Patozi diskutoi fillimisht edhe për protestën e sotme të studentëve dhe gjykim i përgjithshëm të tij për këtë mënyrë të protestuari dhe se si përdoren ato nga politika.

“Shtimi i protestave janë një mesazh i mirë se tregojnë për zgjimin e shoqërisë. Protestat tregojnnë një qeverisje të ngecur e të korruptuar që nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi. Edi Rama e ka marrë lehtë këtë hitsori sepse ka pasur parasysh Bashën dhe reagimin e tij të cilin ai ka treguar se nuk e ka problem. Protesta e sotme e studentëve është e vërtetë. Ata kanë një akumulim pakënaqësie ndaj qeverisë. E kam parë me sy pozitiv. Gjeja e vetë që mund ta fikë këtë protestë është shfaqja e Bashës apo dikujt tjetër politik.”

Patozi gjithashtu bëri dhe një paralelizëm për prtoestat studnetore të dhjetorit 1990 dhe dhjetorit 2018.

“Në dhjetor ’90, studentët u ngritën kundër një partie shtet që po e çonte vendin në greminë ekonomike. Sot Shqipëria 28 vjet më vonë është në të njëjtën pikë”.

 

 

/Abc News