Paloka: Franca proteston për çmimin e naftës, ne kemi hall kush do jetë velina e Ramës në Bashki

Nënkryetari i grupit parlamentar në partinë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas vendimit të qeverisë franceze për të pezulluar rritjen e çmimit të naftës.

Paloka shkruan se francezët për pak cent janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë, ndërkohë që Rama kaloi në parlament një paketë taksash dhe një buxhet që u rremben dhe qindarkat e fundit shqiptarëve.

Më tej Paloka shton me ironi se këtu janë në hall se kë nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplome të kopjuar apo ate me diplomë false.

Ja postimi i plotë

Francezët për pak cent , janë ngritur në këmbë popull e polici bashkë… dhe nuk janë populli më i varfër i Evropës…

Rama kalon në Parlament një paketë taksash dhe një buxhet që rrëmben dhe qindarkat e fundit nga xhepat e shqiptarëve për t’ju a kaluar me PPP pesë miqve të tij ( praktikisht për ti kaluar në xhepin e tij) ndërkohë që nxjerr në rrugë qindra familje pa ju dhënë asnjë cent… por këtu janë në hall se ke nga velinat e tij do kandidojë Rama; atë me diplomë të kopjuar apo atë me diplome false…