Erion Braçe si Kanan Maze

Nga Ylli Dylgjeri –

Kanan t’u prish bukuria
Ç’thoni more djema,ç’thoni?!
Le të rrojë Shqipëria!
Bukurinë e saj kërkoni.

Qëndrimi dinjitoz i zotit Braçe dje në Kuvendin
e Shqipërise për kalimin e buxhetin tregoi se shqipëria nuk është bërë vetëm për të gjatët, vetëm për të pasurit, vetëm për oligarkët, por edhe për të shkurtërit edhe për të varfërit, etj.
Erionit i lumtë me qëndrimin e djeshëm!
Ai, si një luftëtar konsekuent tregoi edhe një herë se historia e hershme e luftëtarit Kanan Maze gjallon edhe në ditët tona.
Sidoqoftë, dje me Kananin e sot me Erionin, shqipëria do të bëjë përpara.
Ja çthotë historia:

Ismail Qemali dhe Kanan Maze

Luftëtari Kanan Maze shkoi në zyrën e rekrutimit të qeverisë së Vlorës për të hyrë
në ushtrinë shqiptare.
Oficeri pasi e mati i tha:
– Shtatin e ke disa centimetra më të shkurtër nga sa e kërkon rregullorja, prandaj nuk mund të të pranojmë në ushtri.
Kanani shkoi menjëherë tek Ismail Qemali
dhe i tha:
– Ismail Bej, vetëm për të gjatët e ke bërë Shqipërine apo edhe për të shkurtërit?
– Pse si është puna? – e pyeti Ismail Beu.
Kanani i tregoi çfarë i kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.
– Shqipëria ka nevojë edhe për të shkurtërit e veçanërisht për trimat si ti, – ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha një letër për komisionin, që jo vetëm ta pranonin në ushtri, por ta bënin edhe suvari*
Të presim rezultatet.

*Suvari: kalorës në ushtrinë e Perandorisë Osmane; kalorës që e mbante beu si sejmen nga pas.