Dy aksidente në Tiranë, dy të plagosur në spital

Dy aksidente me pasojë plagosjen e dy personave kanë ndodhur në Tiranë.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se aksidenti i parë ndodhi kur një 18-vjeçar, banuese në Tiranë, në Unazën e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, aksidentoi shtetasen T. K., banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti i dytë ndodhi kur R. F., 45 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, aksidentoi shtetasin F. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë – Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

  • Më datë 02. 12. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. L., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi në Unazën e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen T. K., banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
  • Më datë 02. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R. F., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin F. H., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.