VIDEO/ Gafa në samitin e G20: Rojet ngatërrojnë zyrtarin kinez, e nderojnë me ceremoni dhe harrojnë Presidentin Xi

Presidenti kinez Xi Jinping ishte në një ceremoni mirëseardhje, pasi mbërriti në Argjentinë për samitin e G20.

Por ceremonia filloi pak më heret se ç’pritej, sapo roja e nderit pa një zyrtar kinez të dilte nga aeroplani.

Kur u hap dera e aeroplanit dhe jashtë doli një zyrtar kinez, anëtari i rojeve të nderit bërtiti duke bërë një prezantim formal të Presidentit XI.

Filluan nderimet dhe muzika u vendos në sfond, por jo për Presidentin.

Ceremonia e parakohshme vazhdoi derisa zyrtari kinez zbriti poshtë shkallëve. Dhe disa sekonda pas kësaj, ceremonia duhej të rifillonte sapo presidenti aktual kinez të fillonte të dilte nga aeroplani.