Incident në takimin e LANÇ në Shkodër, komunistët kundër Voltana Ademit

Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shkodër është shoqëruar me një incident paraditen e sotme.

Kreu i Partisë Komuniste Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja është kapur me këtë të fundit.

Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e Bashkisë Shkodër te injoroje 29 nëntorin 1944 që  përkon me festën e Çlirimit duke e cilësuar si një ditë të zezë.

“Ju jeni përfaqësues i qeverisë bashkë me Kryeministrin, si e lejoni kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, të mohojë dhe të injorojë 29 Nëntorit? Pse nuk  firmosni bashkë me kryeministrin…”, tha Brucaj, teksa iu ndërpre fjala.

Komunistet-1

Komunistet-3

Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak dite me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjese e errët e historisë ku u instalua regjimi komunist.