”Unaza e Re”, Paloka: Kriminelë ordinerë kërcënojnë natën banorët (VIDEO)

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka bërë një denoncim shokues nga ”Unaza e Re”, për atë që ndodh jo ditën por natën tme banorët: ”Kriminelë ordinerë me makina me xhama të zinj vijnë dhe i kërcënojnë që të largohen nga zona”.

Paloka shprehu bindjen se ata janë persona që kanë marrë premtimin për të ndërtuar pallate në atë.

”Dhuna nuk është ndonjë gje ë re për këtë regjim”, tha Paloka, ”sepse për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh as strehën e fëmijëve, as të të sëmurëve. Kanë ngritur gjtihë Policinë në këmbë kur krimi bën kërdinë. Ngre Policinë kundër banorëve që ua jep të drejtën e banesës, e drejta njerëore. Fëmija 8-vjeç ngeli rrugëve se ia kishin marrë prindërit në komisariat. Pse ndodh kjo: se një mostër që kemi kryeministër bashkë me këtë “velinën” e bashkisë duan të fusin paratë në xhep”.

Pyetje: Zoti Paloka, edhe njëherë tjetër në mbështetje të banorëve të Astirit, por sot, përveç disa arrestimeve të ditëve më parë, kishte sërish dhunë. Si e komentoni këtë? Policia dhunoi një prej protestuesve.

Paloka: Kjo nuk është ndonjë e re për këtë regjim. Ky është një regjim që për interesat e xhepit të Edi Ramës nuk merr parasysh asgjë, as strehën e fëmijëve, as shëndetin e të sëmurëve që kanë futur kokat në këto streha. Shiheni, kanë ngritur gjithë policinë në këmbë. Krimi bën qejf, krimi bën kërdinë, ky ngre gjithë policinë kundër banorëve të kësaj zone, që në fund të fundit po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ia jep Kushtetuta. Ia jep e drejta njerëzore. Të gjithë ne kemi të drejtë të kemi një strehë mbi kokë e ca më tepër, ju e keni parë, e keni ndjekur si gazetarë. Çdo histori e tyre është një dhimbje më vete. Fëmijë që ngelen rrugëve, se u marrin prindërit dhe i çojnë në polici. Fëmija 8-vjeçar, e dëgjuat dhe në Gjykatë, ngeli rrugëve se i kishin marrë prindërit dhe ia kishin çuar në polici, njerëz që kanë invalidë nëpër shtëpi e s’dinë ku t’i fusin kokat. Kjo është ana njerëzore.

Pse ndodh kjo? Sepse një monstër që ne e kemi për kryeministër, i pangopur bashkë me këtë Velinën e bashkisë, kërkojnë të fusin miliona të tjera në xhep. Këtu është krimi bashkë me Edi Ramën. Sot banorët më denoncuan një fakt tjetër. Çfarë ndodh ditën me policinë, është histori tjetër me atë që ndodh natën. Natën vijnë kriminelë. Kriminelë ordinerë që siç duket kanë marrë premtimet për të ndërtuar pallatet kur të dëbohen këta banorë. Vijnë dhe kërcënojnë banorët. Ma thanë para 5 minutash banorët. Vijnë natën me xhama të zinj, makina të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë.  Me siguri janë pjesë të atyre që do të marrin leje për pallate nesër. Kjo po ndodh këtu. Vazhdon bashkëpunimi i politikës me krimin. Nuk pyetet për fëmijët. Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë gati të bëjnë gjithçka, për ndjenja njerëzore nuk bëhet më fjalë. Ndjenja njerëzore nuk kanë më ata. Nuk njohin më as ligj, as Kushtetutë.

Këta banorë kanë të drejtë të rrinë në shtëpitë e tyre, as me kompensim, as me një mënyrë tjetër nuk ka për t’i nxjerrë Edi Rama nga shtëpitë, ligjore, jo e jo.

Ta harrojë se me këto metoda përçarëse që po përdor, për të marrë diku, për të joshur dikë, për t’i dhënë diçka më shumë dikujt, që pastaj ta nxjerrin në televizion dhe të thotë, ja, këta banorë e pranuan.

Kush pranon?

Kush nga ju? Kush qytetar do të pranonte që të dilte në rrugë?

Çdo qytetar duhet ta mendojë si për vete.

Të të thonë, se nesër do të dalësh nga shtëpia, me gjithë familje, me gjithë fëmijë, me gjithë ç’ke, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me gjithësecilin nga ju.

Sepse ashtu ka ndodhur. Ne ikemi provat. Stacioni i trenit, s’ka marrë një qindarkë deri më sot. I nxorën si bastardë nga shtëpitë e tyre, sot s’kanë marrë asnjë qindarkë. Kjo është mënyra që njeh ky zotëria.

Pyetje: Zoti Paloka çfarë mendon Partia Demokratike në protesta masive, bazuar jo vetëm në kauzën e banorëve të “Astirit”, por edhe në kauza të tjera.

Paloka: Unë kam bërë thirrjen time, jo thjesht si i Partisë Demokratike, por duke parë që qytetarë të cilët dhunohen, grupime qytetarësh që dhunohen nga kjo qeveri, janë tashmë të shumtë, nuk janë vetëm banorët e “Astirit”.

Ju patë në të njëjtën ditë kur protestonin banorët tek Parlamenti, protestonin studentët.

Protestonin minatorët.

Janë bërë shumë njerëzit, që po dhunohen nga kjo qeveri. Absolutisht duhet të bashkohen të gjithë. Ne na kanë në krah. Ka vetëm një zgjidhje, ka vetëm një problem. Problemi është Edi Rama, zjgidhja është, largimi, qërrimi sa më parë i Edi Ramës nga ajo karrike.