Përplasen me policinë në Greqi, arratisen grabitësit shqiptarë

Tre shqiptarë, u përpoqën të grabisnin filialin e një poste mëngjesin e sotëm në Vilia të Atikës në Greqi.

Menaxheri ka shtypur butonin e alarmit sapo ka parë grabitësit dhe një patrullë policie ka mbërritur brenda pak minutave në vendngjarje. Një nga oficerët e policisë është konfrontuar me grabitësit e armatosur. Për pasojë, ka hapur zjarr duke plagosur një nga sulmuesit.

Megjithatë, arratisjen e dy prej tre sulmuesve ishin mbresëlënëse-sipas mediave greke- pasi u përpoqën fillimisht për të vjedhur një kamion dhe të transportonin bashkëpunëtorin e tyre të plagosur, por, kur nuk ia arritën qëllimit, u zhdukën në drejtim të panjohur. Hajduti i plagosur me origjinë shqiptare është arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Pronari i një dyqani përballë postës ka dëshmuar për mediat vendase gjithçka ndodhi, duke theksuar se grabitësit ishin të maskuar me kapuç.